
Mrekullia e re e arkitektures, ndertesa qe do te prodhoje "energji" dhe do te sherbeje si shtepi
Nuk është në të vërtetë një mulli me erë, por dizenjuesit kanë zbuluar një mënyrë të re radikale të përftitimit të energjisë nga era - duke përdorur një ndërtesë gjigande në formën e një rrote.
Projekti do të ndërtohet në Roterdam të Hollandës dhe në të do të përdoret një teknologji e re radikale për të kapur energji nga grimcat e erës. Teknologjia, e quajtur EWCON (Konvertimi i energjisë elektrostatike të erës) krijon energji përmes zhvendosjes së grimcave të ngarkuara të erës në drejtim të kundërt duke krjuar një fushë elektrike.
Ndërtesa Windwheel është një pikë referimi e ndërtimit të qëndrueshëm që jo vetëm do të gjenerojë energji nga era, por do të grumbëllojë edhe uj nga shiu, do ta riciklojë, do të prodhojë biogaz dhe më e rëndësishmja është se do të ketë 72 apartamente. Gjithashtu do të ketë ambiente publike me një pamje panoramike nga Roterdami.
Projektimi dhe qëndrueshmëria janë çështjet kyçe që zhvilluesit kanë në mendje dhe risia është çelësi për këtë. Ndërtesa do të ketë plot 72 apartamente, 160 dhoma hoteli, një qëndër tregtare dhe një restorant. Pika kryesore e kësaj ndërtesë është një turbinë erë me pjesë të lëvizshme që prodhon energji elektrike duke përdorur pikat e ngarkuara të ujit.
Objekti është i pajisur me PVS diellore dhe një fasadë klimatike për të bërë shfrytëzimin sa më të mirë të burimeve natyrore. Përdorimi i ujit në ndërtesës gjithashtu menaxhohet me kujdes, me anë të ujit të shiu të mbledhur në majë të strukturës. Ujërat e zeza dhe mbeturinat e banorëve do të riciklohen dhe do të shndërrohet në biogaz.
Sipas projektuesve, me anë të kësaj fasade klimatike do të konvertohet energjia e erës në energji elektrike pa qënë e nevojshme të lëvizin pjesët mekanike të saj. Kjo teknologji e bën ndërtesën më inovative në botë.
Avantazhet kryesore janë se ajo mund të vijë në çdo formë dhe madhësi, prodhon energji dhe ka shumë pak konsum. Të gjitha në të gjitha, është shumë e përshtatshme për mjedise urbane.
Ajo që duhet të merret në konsideratë është se ndërtesa do të tërheqë mbi një milion vizitorë çdo vit . Unaza e jashtme do të funksionojë si një "London Eye", me 40 kabina që do të sigurojë që vizitorët të kënë pamje mbresëlënëse nga Roterdami.
Ndërtesa mendohet të jetë një ekspozitë për teknologjinë e energjisë së rinovueshme. Ndërsa teknologjia është zhvilluar nga Universiteti i Teknologjisë Delft dhe kërkuesve Johan Smit dhe Athiradi Jairam.
Më të lexuarat








